Mesfushori i përfaqësues së Maqedonisë dhe Levantes, Enis Bardhi ka marë ofertë nga skuadra ruse Spartak Moskë. Mediat ruse shkruajnë se Spartak Moska është e gatshme që të paguajë 13 mln euro për mesfushorin shqiptarë, edhe pse skuadra spanjolle kërkon 20 mln euro. Mirëpo në këtë garë, skuadra ruse do të përballet me ofertat e Valencias dhe Red Bull Lajpcig, të cilët kanë shfaqur poashtu interesim për Bardhin, por nuk kanë dërguar asnjë ofertë zyrtare. Ndryshe, Bardhi në vitin 2017 erdhi në Levante nga Ujpesht dhe me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në vitin 2022.