Sllovenia dhe Maqedonia janë ndarë në paqe.
Sllovenia dhe Maqedonia i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në kuadër të Grupit G.
Sllovenët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Miha Zajc që realizoi në minutën e 34’-të.
Por, Maqedonia u këndell në pjesën e dytë, ku Enis Bardhi shënoi për golin e barazimit (47’).
Në Grupin G, Polonia është lidere me gjashtë pikë, Izraeli dhe Maqedonia me katër, Sllovenia me dy, ndërsa Austria dhe Letonia janë pa pikë.
Don Enis Bardhi
Slovenia vs. North Macedonia pic.twitter.com/INE1QSWayA
— Enis Bardhi Fans (@BardhiFans) March 24, 2019