Ai është një nga djemtë më të pashëm që mund të ketë Tetova, punon si instruktorë fitnesi ndërkohë që merr pjesë edhe nëpër reklama të ndryshme, fotosesione me personazhe të njohur e videoklipe të këngëtarëve. Enes Hamiti është shqiptari i vetëm që shfaqet në muajin janar për kalendarin e vitit, e këto i tregon për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: E ke nisur mbarë këtë vit me një kalendar për 2019?
Po, isha pjesëmarrës në kalendarin e vitit për Tocka.com, ishte një privilegj të jem në atë kalendar pasi isha i vetmi shqiptarë në kasting, u përzgjodha të jem pjesë e muajit janar.
KOHA: Je përzgjedhur shqiptari i vetëm në një kasting modelësh, çka do të thotë kjo për ty?
Kjo do të thotë kam punuar për këtë edhe nuk është një gjë të cilën nuk mund të mbërrijnë meshkujt tjerë shqiptarë, do punë dhe besim.
KOHA: Si e përmbylle vitin e kaluar?
Vitin e kaluar e mbylla me shumë punë dhe përkushtim ndaj punës që bëj, besoj se në vitin 2019 do e sjellë në pah gjithë atë që kam punuar gjatë vitit të kaluar.
KOHA: Ke pasur oferta për punë?
Po kam pasur shumë oferta mirëpo jam duke i menduar mirë.
KOHA: Krahas fitnesit, merr pjesë edhe nëpër fotosesione të ndryshme?
Fitnesi është një sport që sa më shumë i përkushtohesh aq më shumë dalin ideja dhe mendime për të bërë një hap më tutje, në një nivel tjetër.
KOHA: Po oferta për reklama dhe videospote të këngëtarëve?
Po kam marrë pjesë në disa fotosesione, tash tek i fundit ishte me Fjolla Morinën. Gjithçka që bëj tani është se pres të bëj një boom të madh.
KOHA: E ke problem që të pozosh nudo?
Varet nga rrethanat, nëse janë në pyetje 1 milion euro, why not (qesh).