Kompanitë ruse janë të interesuara të marrin pjesë në gazifikimin e mëtutjeshëm të Kroacisë dhe për ndërtimin e elektrocentraleve, deklaroi ministri rus i Energjetikës Aleksandar Novak pas takimit të presidentit të Rusisë Vlladimir Putin me kolegen e tij kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq në Soçi. Sipas Novak, në bisedimet kanë dominuar çështjet e energjetikës, duke e pasur parasysh se Rusia e furnizon Kroacinë me gjysmën nga nevojat e saj nga gazi natyror. Putini në takim njëherit është shprehur për rolin e bankave ruse “Sberbank” dhe VTB në sanksionimin e gjigantit të shitjes me pakicë dhe atij ushqimor “Agrokor”.