“Ëndrra vdiq, por ne do të ngritemi”, video e Ajaxit pas eliminimit

0

Ajax ishte befasia e këtij sezoni në UEFA Champions League. Holandezët eliminuan skuadra si Real Madrid dhe Juventus, por në fund u ndalën nga Tottenham Hotspur. Anglezët arritën të përmbysnin gjithçka të mërkurën në mbrëmje për të siguruar finalen e madhe të Madridit.

Pas ndeshjes, klubi holandez përmes një videoje kërkoi që lojtarët e tifozët e tyre të jenë kokëlartë e të ndihen krenar për të arriturat.

Video u titullua “Kokën lartë, gjoksin ngritur”.

Ajo nis me përshkrim se ëndrra vdiq në momentin final e vazhdon me fjalët se “ne i treguam botës se çfarë mund të bëjmë”.

“Sot jemi të mërzitur, sot qajmë. Por ne do të gritemi. Të shkëlqejmë siç bëjmë gjithmonë. Ne luftojmë sikur ta kemi përmbyllur të gjithë sezonin. Ne luftojmë për lavdi. Ne luftojmë, sepse kjo është ajo çka ne bëjmë. Sepse sezoni jonë nuk ka mbaruar. Kokën lart, gjoksin ngritur”, thuhet në videon e Ajaxit.

Comments are closed.