Ky burrë ka tejkaluar pritjet e secilës vajzë për ‘princin me kalë të bardhë’, pasi ai është fotografuar duke ushqyer gruan e tij, përderisa ajo bënte manikyr. Fotoja që u bë virale në mediat sociale është bërë në Orange County në Kaliforni. Në të shfaqet i dashuri i vajzës që po e ushqente atë, përderisa ajo kujdesej për pamjen e saj. Vajza në të njëjtën kohë merrte edhe ushqimin e saj të preferuar dhe luksin e dëshiruar. Pa dyshim, kjo është ëndrra e secilës vajzë. Fotografia është shpërndarë nga shumë përdoruese të mediave të sociale, të cilat kanë uruar vajzën me fat, ndërsa kanë shprehur se e ‘kërkojnë një të dashur të tillë’.