Endrit Shala kërkon unitet politik për t’u përballur me Serbinë

Ministri në detyrë i MTI-së, Endrit Shala, njëherit anëtar i kryesisë së kësaj partie, ka thënë se Nisma qëndron fuqishëm pro dialogut dhe mendojmë se për të gjitha temat që kanë të bëjnë me Serbinë, partitë politike duhet të jenë unike.

Shala si përfaqësues i boshtit NISMA-AKR-PD, në debatin televiziv tha se ne si Nismë e kemi dëshmuar, me qasjen e kryetarit Limaj për një unitet të spektrit politik, që Kosova të përqendrohet si unike. Po ashtu, tutje ai tha se, zgjidhja e të gjitha problemeve që janë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhen me një unitet të plotë të spektrit politik në Kosovë.

Vet qasja e kandidatit për kryeministër Fatmir Limaj, gjatë gjithë kësaj kohe për të gjitha çështjet me Serbinë, por edhe duke u nisur nga përvoja, njohuritë dhe guximi janë dëshmia më e mirë që Nisma në krye me Limajn duhet të jenë në krye të këtij procesi gjatë qeverisjes së ardhshme, theksoi Shala.