Është një nga këngëtarët më të preferuar të muzikës së pastër shqipe, Endri së bashku me vëllain e tij Stefi këndojnë gjithandej ku jetojnë shqiptarët ndërsa atmosfera është e jashtëzakonshme. Si emër nuk duhet shumë përshkrim dhe lëvdata, sepse karriera e tyre e bujshme flet shumë. Endri vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke folur për muzikën në përgjithësi…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Cila është një ditë tipike?
Jeta jone e përditshme nuk është asnjë ditë e njëjtë, nuk mund tua shpjegoj me detaje se është personale por ja nga ato që shihni nga postimet e mia, mund të imagjinoni secili me vështirësitë dhe bukuritë që hasim secilën ditë nëpër vende të ndryshme, puna jonë është e detyrueshme që mos jesh shumë pranë familjes por dashuria për fëmijët është e pakrahasueshme me asnjë.
KOHA: Sërish në territorin e përshtypjes: është e vërtetë që ja vlen më shumë zëri me “kompjuter dhe CD” se sa të kënduarit live kudo dhe kurdoherë. Fundja, çfarë diference do të kishte për publikun, sipas jush?
Jemi i vetmi vend në botë që akoma mashtrojmë popullin me CD, kushdo që këndon me CD nuk është artist, është pseudo artist, publiku ka filluar të kuptojë tashmë, shumica e adoleshentëve shkojnë pas rrymës që reklamojnë mediat falso dhe patjetër që edhe lokalet prezantohen, për mua këto këngëtarë janë thjeshtë që bëjnë shou dhe kështu prezantohen, është absurd që në kohën e sotme të dalësh dhe të gënjesh duke bërë karagjozin në skenë.
KOHA: Cilën nga koleget tuaja do të konsideronit si në krye të profesionalizmit, me të cilët do të donit të bashkëpunonit apo qoftë dhe të ishit të ngjashme?
Do i them shkurt, Aurela Gaçe, Sandër Gjoka, i vlerësoj shumë si artistë të vërtetë, në krye siç thoni ju, ka edhe të tjerë por nuk mund të përmend të gjithë, me këto dy kolegë kam bashkëpunuar dhe jam ndierë i lumtur shumë gjithmonë sa herë kemi qenë bashkë, të isha i ngjashëm, jo secili ka profilin e vet, jemi unikë..
KOHA: Keni armiq…cilët janë ato?
Ne nuk kemi asnjë armik, xhelozë ka shumë ndaj nesh por ne i konsiderojmë miq, shokë, kolegë të dashur, kush guxon të lakojë për keq emrin tonë, unë personalisht nuk e lë pa replikuar.
KOHA: Keni ndarë për shumë kohë jetën mes vendlindjes dhe diasporës, çfarë gjeni në një vend që ju mungon tek tjetri?
Secili vend ka bukurinë e tij, karakteristika etj, në radhë të parë kemi shkuar anë e mbanë botës dhe është shumë ndryshe nga vendlindja jonë, është një jetë krejt ndryshe nga Shqipëria, nuk mund të ju tregoj se e shihni vetë kush ka dal në Europë, Kanada, Australi etj.
KOHA: Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj si këngëtarë dhe bashkëshortë?
Asgjë nuk ka ndryshuar, thjeshtë kjo jetë asgjë nuk ka ndryshuar, thjeshtë kjo jetë mizore ngatërron periudhat e dashurisë të beqarisë dhe më pas kur bëhesh me fëmijë kërkon të kesh të njëjtën aventurë, unë për momentin gëzoj vetëm me dy djemtë e mi Simone Sebastian dhe Vasileon, këto janë jeta ime, dashuria dhe frymëzimi im.
KOHA: Në këtë kuptim, sa ndryshe dhe sa i ngjashëm jeni me fëmijët?
Me fëmijët e mi nuk ka as ndryshe e as ngjashmëri, jemi një të bashkuar e të dashuruar derisa të kemi jetë.
KOHA: Jeni të dy mjaft aktiv në rrjetet sociale, jeni gjithmonë ju mbas publikimeve në FB edhe kur jeni dukshëm “agresive”?
Jam gjithmonë realist dhe i vërtetë, Endri do jetë gjithmonë pasqyra e së vërtetës, si agresiv, si baba shembullor i dy djemve.
KOHA: Ju intereson politika shqiptare, e ndiqni ju ndjek, e shijoni, ju neverit, ju argëton, ju bezdis, e njihni apo i shmangeni?
Nga politika më bie çdo ditë në ekran dhe të dua të shmangem, nuk i shmangem dot, më neverit kur shikoj çdo ditë të njëjtat fytyra politike të korruptuara, një aktrim fals çdo ditë, kot asgjë për popullin e varfër, kush të këputë ndonjë batuta që të krenohet, vetëm egoja personale funksionon në politikën tonë.
KOHA: Cili ka qenë debati më i nxehtë që keni bërë në rrjetet sociale apo në media në përgjithësi dhe si e gjykoni këtë mënyrë komunikimi që po dikton botën e sotme?
Kam bërë debate shumë kudo ku jam përpjekur të lakojnë apo mashtrojnë kundër emrit tonë, ne nuk komprometojmë me askënd për asgjë siç ndodh kryesisht te ky vend ku gjithçka është me klika, servila, intrigantë etj, këtu bëhen bashkë 10 të paaftë dhe mbysin e masakrojnë të aftin, por asnjëherë nuk ja dalin dot kur bëhet fjalë për art, ne bëjmë art dhe nuk i trembemi asnjeriut që guxon të kompromentojë juritë apo falsitetin që ekzistojnë tek ky vend.
KOHA: Mes këngëtarëve, veç garës për skenën dhe çmimet në koncerte, ka dhe një garë klikimesh, aq sa kjo është mania e radhës që duket se shënjon edhe hierarkinë mes tyre. Si të duket një garë e tillë që shpesh është e fituar nga tallavaja?
Respektoj dhe dëgjoj çdo zhanër kur është diçka e bukur, nuk jam dhe nuk kam qenë që të mbizotërojë tallavaja, në qoftë se nuk kishim bërë ne në atë debat para dy vjetëve për një këngë të bukur por që nuk është që nuk do e pranoj asnjëherë të jetë konkurrent në një festival modern, këtu tani do ishte mbi 70% e popullit e zaptuar nga ajo muzikë, nuk ka fajin populli, e kanë mediat, ato shkojnë bashkë për gjëra të thjeshta që ju i kuptoni vetë, nuk pyesin për të ardhmen e muzikës shqiptare para ndonjë miqësie, a ndonjë shalë a ku ta di unë se çfarë media kemi këtu, kur bëhet fjalë për mijëra këngëtarë që nuk i njeh as nëna e vet, nuk garoj me asnjërin, nga këto mundësira që të ofron ky vend i vogël, janë këto që për të tjerët mund të jetë garë për ne është thjeshtë, të jemi dhe të gjendemi pranë fazave tona fanatike, ata nuk na krahasojnë me asnjë dhe e duam muzikën tonë të pranishme në këto evente.
KOHA: Cilat janë befasitë që do sillni këtë verë, ku do e shohim Endrin dhe Stefin?
Tashmë kanë dalë dy këngë të reja, një në bashkëpunim me grupin Burn, djemtë artist të talentuar dhe një tjetër mes familjes tonë, i është bashkuar edhe vajza e madhe e Stefit, Maria. Do kthejmë në studio gjithë repertorin tonë atë që dëgjon populli në festa, ne nuk kemi sezon, tashmë thjeshtë rriten motorët, energjia, forca dhe dashuria për muzikën.
KOHA: Sa janë reale klikimet që marrin emrat e rinj derisa në anën tjetër nuk kanë kapacitet të mbushin sallat e koncerteve, kush i dëgjon e klikon ato?
70% e tyre janë të vjedhura ose të blera, një mënyrë për tu bë vet i famshëm, sa për faqet e tyre online shumica kanë vetëm numër, në faqet e mia i shikon të vërtetët, shih komentet, e kam fjalën se janë të thjeshta të blesh klikimet dhe nuk janë shtrenjtë, dua që të shkruajnë dhe komentojnë ato që e dinë se çfarë është e vërteta, më mjaftojnë këto dhjetëra mijëra njerëz që më ndjekin…