Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero do të nisë kursin e UEFA B në Coverciano për t’u bërë një trajner i licencuar. Për shkak të situatës së Pandemisë, një pjesë e mirë e trajnimit do të zhvillohet online. Ish-kapiteni I Juventus hoqi dorë nga futbolli I luajtur në vitin 2012.
Sipas Gazzetta dello Sport, ish-numri 10-të nuk do t’i mbyllë derën asnjë skuadre, teksa tifozët e Juventus shpresojnë që një ditë ai të jetë bashkë me Pirlon në stafin teknik. Për momentin italiani jeton në SHBA, ku merret me trajnimin e fëmijëve.