“Ëndërroj ta fitoj Premierligën, dua t’i gëzoj tifozët e Liverpoolit pas 30 vjetëve”

9

Xherdan Shaqiri ka thënë se ëndërron ta fitojë titullin në Premierligë me Liverpoolin, pas një paraqitjeje brilante duke e shënuar një herë në fitoren e të kuqve 5:2 kundër Evertonit të mërkurën në Merseyside. Anësori nga Gjilani gëzoi 90 minuta lojë si rrallë herë në derbin e Merseyside dhe e shpagoi besimin e Jurgen Klopp duke luajtur rol kyç në triumfin e Liverpoolit, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Ylli i Kombëtares së Zvicrës shënoi golin e parë të sezonit në rikthimin e tij nga lëndimi si titullar për herë të parë këtë edicion. Edhe pse me fitoren e djeshme Liverpooli lë 11 pikë prapa Manchester Cityn, Shaqiri këmbëngul se skuadra e tij ende ka shumë punë për t’u siguruar se titulli është i saj.

“Ne duhet të fitojmë ndeshje, kjo është më e rëndësishme. Të qëndrojnë në nivel të lartë, të rikuperohemi mirë dhe pastaj shohim”, tha Shaqiri pas ndeshjes.

“Jemi në formë të mirë dhe shpresoj se do të qëndrojnë në krye të ligës”, shtoi ai.

“Të jem i sinqertë, ëndrra ime më e madhe është ta fitoj Premierligën me këtë klub. T’ua jap tifozëve titullin pas 30 vjetëve”, përfundoi ai. (koha.mk)

Comments are closed.