Ndryshe nga i ati, Giovanni Simeone dëshiron të luajë tek Atletico Madridit, madje edhe të stërvitet nga Diego Simeone. Ky i fundit tha se do të ishte diçka e pazakontë të kishte djalin e tij në skuadër, por sulmuesi 23-vjeçar shprehet hapur për një transferim të tillë verën e ardhshme. Ai tha se do të ishte fantastike të vishte fanellën e një klubi special si ai i “Los Colchoneros” dhe të kishte mundësinë e veçantë që të trajnohej nga babai i tij. Sipas lojtarit të Fiorentinës, ka zëra që e lidhin atë me ekipin spanjoll, por siguroi se trajneri Simeone nuk i ka folur kurrë për një mundësi të tillë.