Shkup, 31 tetor – Ende vazhdon afati për ankim i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska për aktvendimin e shkallës së parë për lëndën e PSP “Tanku”, me të cilën është dënuar me gjashtë vite burg për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e automobilit luksoz “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë euro. Jankullovska aktvendimin për “Tankun” në formë të shkruar e ka marrë më 22 tetor dhe që atëherë rrjedh afati prej 15 ditëve për parashtrim të ankesës në Gjykatën e Apelit në Shkup, informuan në brifingun e sotëm në Gjykatën Penale.
Jankullovska për “Tankun” u dënua në procedurë të ndarë për shkak shtatzënisë, ndërsa gjykimi filloi në gusht pasi ajo lindi. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski për këtë lëndë është dënuar me dy vjet burg efektiv, ish-ndihmësiit në MPB Gjoko Popovski, dënimi nga Gjykata e Apelit të Shkupit iu ulë prej gjashtë vite e gjysëm në katër e vite gjysëm burg.