Shkup, 9 dhjetor – Megjithëse kanë kaluar katër vite që kur në sistemin e arsimi para-universitar në Maqedoni aplikohet vlerësimi ekstern i nxënësve, përsëri kanë mbetur jo shumë të qarta për opinionin çështjet që lidhen me ndikimin e këtij vlerësimi në suksesin e notave. Disa prej tyre janë edhe pyetej të tipit nëse do të regjistrohen ose jo në dëftesa rezultatet e testimit ekstern. Megjithëse është debatuar shumë për këtë yshtje dhe madje është debatuar deri edhe në Parlament për këtë çështje, duket se opinioni për këtë dhe për çështje të ngjashme nuk është shumë i qartë. Një njësi e posaçme e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) që merret me përpunimin e pyetjeve dhe ankesave që bëhen lidhur me procesin e testimeve (vlerësimit ekstern dhe maturës shtetërore), evidenton për çdo vit pyetjet për ndikimin e notave të vlerësimit ekstern në suksesin e përgjithshëm të nxënësve. Përsëritja e pyetjeve të njëjta, për shumë kënd është tregues i mungesës së transparencës nga ana e organit kompetent, Ministrisë të Arsimit (MASH), e cila sjellë vendime dhe për këtë nuk kujdeset deri në fund për të qartësuar proceset, në rastin konkret atë që ka të bëjë me zbatimin e vlerësimeve eksterne. Pra, shihet qarët se MASH nuk… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.