Qeveria skoceze kumtoi se ende nuk mund të arrihet “pajtueshmëri për marrëveshje mes Skocisë dhe Britanisë”, rreth ligjit të propozuar për Brekzitin, pasi që mbrëmë përfundoi pa sukses edhe një raund negociatash ndërmjet qeverive në Edinburg dhe Londër.
“Bisedimet ishin të dobishme, por ato nuk sollën kurfarë ndryshimi, kështu që ende nuk ka pajtueshmëri”, deklaroi ministri skocez për Brekzitin, Majkëll Rasell.
Sipas tij, Qeveria e Skocisë edhe më tej mbetet në pozicionin e vet se nuk mund t’i rekomandojë Parlamentit në Edinburg ta pranojë ligjin për tërheqje të Britanisë së Madhe nga BE-ja, posaçërisht jo në atë pjesë e cila ka të bëjë me ndërmarrjen e autorizimeve që i janë dhënë Brukselit si vend anëtar.
Skocia është posaçërisht e shqetësuar që sektori bujqësor, prodhimi i ushqimit, peshkataria dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, të cilat ndryshe janë të përfshira me devolucionin skocez, ndërkaq deri më tani ishin kaluar në kompetenca të BE-së, pas Brekzitit Qeveria britanike dëshiron të kalojnë në kompetenca të Parlamentit në Londër.
Edinburgu pohon se me ligjin e propozuar të këtillë për Brekzitin, po bëhet “sulm i drejtpërdrejtë” ndaj devolucionit të Skocisë.
Me ligjin për devolucion, përkatësisht kalimi i autorizimeve të caktuara nga Parlamenti britnaik në atë skocez, i miratuar në vitin 1997 dhe i pranuar me shumicë të madhe në referendumin në Skoci, qeveria në Edinburg fitoi spektër të gjerë të kompetencave dhe kontroll të plotë ndaj të gjitha sferave, përveç politikës së jashtme, mbrojtjes dhe politikës fiskale dhe tatimore.
Politikanët skocezë akuzojnë se Qeveria britanike, pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, dëshiron t’i marrë pothuajse të gjitha autorizimet që deri mëp tani ia kishte transferuar Brukselit, prëfshirë edhe peshkatarinë, sektorin bujqësor dhe mjedisin jetësor.
Qeveria britnaike pohon se pas Brekzitit do të nevojitet të zbatohet një “sistem i përgjithshëm britnaik” dhe i bindë skocezët se më vonë, Skocia do të fitojë një sërë autorizimesh që nuk i ka tani.
Në Edinburg për këtë arsye tërë ditën biseduan sekretari shtetëror britanik Demian Grin dhe zëvendësminsitri i parë i Skocisë, Xhon Suini, si dhe ministri skocez për Brekzit, Rasell, por negociatat nuk ndihmuan që të tejkalohen dallimet.