Ende nuk është dakorduar takimi Zaev – Ahmeti

0

Shkup, 16 maj – Tani për tani ende nuk është caktuar datë për takimin e kryeministrit Zoran Zaev me liderin e BDI-së dhe partnerin e koalicionit Ali Ahmeti lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar qeveritar, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp, transmeton Koha.mk

“Në këtë moment nuk kemi informacion të saktë për datë dhe kohë për takimin. Lidhur, me rikonstruimin e Qeverisë ky është në nivel të partnerëve të koalicionit”, tha Boshnjakovski, ndërsa për më shumë informacione tha të drejtohen në partitë politike. (koha.mk)

Comments are closed.