Ende nuk dihet saktë sa do të kushtojë autostrada Kërçovë-Ohër

32

Shkup, 19 qershor  – Ende nuk dihet sa plotësisht do të kushtojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër. Për momentin negociohet për aktivitete shtesë të cilat nuk kanë janë paraparë me projektin siç janë qarkoret, rrugët anësore dhe përfundimi i tunelit.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov pret se rreth një muaji do të dihet sa saktësisht mjete do të nevojiten për ndërtimin e kësaj autostrade.

“Nëse punojmë sipas projektit ashtu siç është, nuk më duhen aq shumë  para, por rruga do të jetë e papërdorshme. Duhet të ndërtojmë minimum te qarkore të cilat do t’u shërbejnë njerëzve nga Kërçova deri në Ohër. Siç tani është projektuar rruga, nga Kërçova deri në Ohër nuk do të mund as të ngjiteni, as të zbrisni. Patjetër të ketë rrugë servisore”, deklaroi Kitanov.

Do të kërkohet edhe nga Parlamenti të ricaktohen nga njëra në tjetër zë 220 milionë euro nga huaja nga Banka Eksim të cilat tani qëndrojnë në dispozicion, por nuk mund të shfrytëzohen.

Sipas vlerësimeve, ndërtimi i qarkoreve do të kushtonte rreth 30 milionë euro, ndërsa në periudhën e ardhshme, siç lajmëroi Kitanov, theks do të vendoset në pjerrësinë pas tunelit të cilat janë në një gjatësi prej tetë milionë metër kubë.

Në fazën përfundimtare është e shpronësimi nga trasa fillestare, por me aktivitetet shtesë pritet të paraqiten dhe shpronësim të ri.

Nga ana tjetër e autostradës Milladinoc – Shtip pritet aktivitetet ndërtimore të përfundojnë deri në fund të shtatorit. Atje intensivisht punohet dhe janë evituar të gjitha problemet. Te kjo autostradë nuk ka shpenzime shtesë, ndërsa kompetentët paralajmërojnë kursime të mundshme.

Comments are closed.