Shkup, 21 janar – Masat dhe rekomandimet për pragun e tejkaluar të grimcave pm10 të cilat ishin sjellë dje mbeten në fuqi. Pragu, siç kumtoi sot pres shërbimi qeveritar, është tejkaluar në Shkup në pikat matëse Qendër, Karposh dhe Rektorati, Manastir në pikat matëse Manastir 1 dhe Manastir 2, Gostivar , Strumicë dhe Tetovë.
Në tabelë janë shfaqur koncentrimet mesatare ditore të grimcave PM10 në pikat matëse ku ka paraqitje të tejkalimit të pragut të alarmimit.
Qendër | Karposh | Rektorat | Manastir 1 | Manastir 2 | Gostivar | Strumicë | Tetovë | |
19.01.2019 | 263.36 | 285.77 | 390.06 | 309.77 | 291.25 | 225.39 | 398.37 | 249.62 |
20.01.2019 | 239.80 | 258.15 | 304.66 | 243.18 | 267.00 | 192.61 | 376.21 | 210.37 |
*koncentrimet janë shfaqur në g/m3
Qeveria e Republikës së Maqedonisë i obligon të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, si dhe personat me astmë kronike dhe sëmundje tjera kronike respiratore, personat me infarkt, sulm në tru dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare ose onkologjike pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë, ta ulin (deri në 50%) përdorimin e veturave zyrtare, ndërsa njësitet e vetëqeverisjes lokale t’i kufizojnë punët në objektet ndërtimore dhe gjithashtu ta ulin për 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare, si dhe t’i ndjekin të gjitha rekomandimet tjera.
MMJPH dhe Ministria e Shëndetësisë t’iu rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) që t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, si dhe personat me astmë kronike, infarkt ose sulm në tru, pa dallim moshe, me rekomandim të mjekut amë.
T’iu rekomandojnë punëdhënësve që ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në vende të hapura të punojnë nga ora 11 deri në orën 17, të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime tjera kulturore në vende të hapura dhe të sigurojnë kushte për aktivitete të rritura të shërbimeve për ndihmë urgjente mjekësore, vizitë shtëpiake dhe shërbime patronazhi.
Qeveria është e obliguar që t’i urdhërojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi të shtetit, si dhe njësitet e vetëqeverisjes lokale që ta ulin deri në 50 për qind përdorimin e veturave zyrtare dhe të sigurojë kufizimin e punëve në objektet ndërtimore.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe shtëpitë e shëndetit t’iu sigurojë qendër pranimi për strehim të personave të pastrehë dhe të organizojnë vizita për mbështetje të personave të moshuar dhe të vetmuar.
Ministria e Shëndetësisë duhet ta obligojë Shërbimin për Mjekësi Urgjente që të dorëzojë Informacion deri te Instituti për Shëndet Publik për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/kod i MKB10, gjinia, mosha, vendbanimi/komuna). për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në bazë ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.
Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të fillojë me realizimin e kontrollit më të shpeshtë të instalacioneve të cilat përmbajnë A -PIKN leje, të zbatojë masa kontrolli të lëshimit të substancave ndotëse në ajrin ambiental me laborator të akredituar me qëllim që të konfirmohet se a zbatohen kushtet/masat e shënuara në Lejen në lidhje me emetimet në ajër. MMJPH, duhet t’iu rekomandojë instalacioneve të cilat posedojnë A -PIKN leje që ta ulin kapacitetin e prodhimtarisë (deri në 50 për qind). Nga kjo masë do të shkyçen instalacionet të cilat prodhojnë energji për ngrohje ose elektrike.
Njësitet e vetëqeverisjes lokale janë të detyruara që t’i zbatojnë masat e shënuara në planet ose masat afatshkurtra të sjella në këshillat e komunave.