“Endava” planifikon të punësojë edhe 200 persona në Maqedoni

Kompania IT britanike “Endava” e shënon trevjetorin e hapjes së zyrës së saj në Shkup në të cilën për momentin punojnë 190 persona, ndërsa planifikohet deri në vitin 2020 numri i tyre të arrijë deri në 400. “Për tre vjet kemi bërë shumë dhe ndërtuam një kompani të fuqishme në Maqedoni në të cilën ka persona profesional të cilët kanë dëshirë që për çdo ditë ta përmirësojnë diturinë e tyre. Mundohemi të jemi të suksesshëm sepse suksesi ynë sjell sukses dhe të klientëve tanë”, tha Ilija Gospodinov, udhëheqësi i “Endava”-s në Maqedoni në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se zyra në Shkup bashkëpunon me më shumë se 70 klientë nga mbarë bota prej të cilëve pjesa më e madhe janë nga Evropa perëndimore dhe Amerika veriore. Menaxheri i “Endava”-s në Maqedoni Remi Savu theksoi se ekspertët e TI me përvojë dhe studentë të diplomuar kanë mundësi për karrierë të shkëlqyer dhe zhvillim të vazhdueshëm në kompaninë në Shkup. Ai theksoi se kompania ofron programe për praktikë kuadro TI, për studentë të diplomuar dhe për rikualifikim profesional dhe ka platformë interne për trajnim dhe program për plan të karrierës për secilin të punësuar. Për hapjen e zyrës në Maqedoni, siç tha, kanë vendosur sepse ka rreth 5.000 inxhinerë dhe çdo vit prodhohen nga 500 të rinj.

“Endava” është kompani e parë TI e themeluar në vitin 2000 si investim evropian. Në të punojnë më shumë se 4.000 persona në 14 vende në Evropë dhe Amerikë. Shet zgjidhje TI për klientë në fushën e financave, sigurimit, telekomunikimeve, mediave, teknologjispë dhe shitjes me pakicë. Në Maqedoni kompania hapi zyrë në vitin 2014 me 28 të punësuar, në vitin 2015 numri i tyre u rrit në 111, ndërsa në vitin 2016 arriti deri në 150.