Enca Haxhia këtë të hënë do jetë në emisionin NIN, ku do flas për projektet e saj muzikore, shkruan GazetaBlic.
Krahas kësaj këngëtarja ka folur edhe se si ka arritur deri këtu ku është sot, dhe se njerëzit nuk janë mësuar që një femër t’ia dal vet në Shqipëri.
“Për ato grupe të njerëzve që nuk janë mësuar që një femër me ia dal vet në Shqipëri, janë po ata që përpiqen ta ulin një femër. E keqja në Shqipëri është se nëse një mashkull kur ndahet me një femër, ai duhet gjithqysh me shkatërru atë”, u shpreh Enca.
Ndryshe, këngëtarja një javë më parë u shpreh në një intervistë se po frekuentohej me një djalë të famshëm, por që detaje për të nuk dha, madje tha që mos u lodhni kot ta gjeni përmes rrjeteve sociale, pasi nuk e ndiqte atë.
Sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit i këngëtares është “Kujt po i han” i lansuar para 1 muaji e që deri tani ka arritur afro 5 milionë shikime në Youtube.