Fatos RUSHITI
Shkup, 19 shkurt – Nga pesë emrat që po negociohen mes palës maqedonase dhe asaj greke, emrat “Republika e Maqedonisë Shkupi” dhe “Maqedonia e Re”, do të ishin të pranueshme për shqiptarët sipas deklaratës për çështjen e emrit nga grupi i intelektualëve shqiptar në mesi në mesin e të cilëve, Nijazi Muhamedi, Shpëtim Pollozhani, Vedat Kolonja, Arsim Sinani, Alisetar Ramadani, dhe disa të tjerë, shkruan gazeta KOHA.
SHQIPTARËT, PJESË E TË KALUARËS SË HERSHME TË MAQEDONISË
Të njëjtit janë kategorikisht kundër përcaktimeve “Maqedonia e Epërme”, “Maqedonia e Vardarit”, dhe “Maqedonia e Veriut”, duke dhënë dhe arsyetimet e veta mes të cilëve edhe atë se këto emra nuk krijojnë distancën që po kërkon shteti fqinj Greqia me Maqedoninë antike, ndërkaq “Maqedonia e Vardarit” sipas këtyre intelektualëve merr për bazë vetme elementin e sllavizmit të Maqedonisë”,. “Emrat e propozuar, si “Maqedonia e Re” (që krijon mundësi të për ridefinimin e shtetit mes shqiptarëve dhe maqedonasve), nga ana tjetër lejon heqjen dorë të palës shqiptare dhe maqedonase nga e kaluara e hershme e Maqedonisë, të cilën pala greke mundohet ta mbajë si ekskluzivitet të vetin, me helenizimin e Maqedonisë; ndërsa emri “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, mund të jetë i pranueshëm për shqiptarët me kusht që në negociatat për zgjidhjen përfundimtare për emrin të marrin pjesë edhe përfaqësuesit legjitim të palës shqiptare, grupi hartues i këtij Memorandumi. Këto dy emra, cilido që të pranohet si zgjidhe përfundimtare, të mos e njëjtësojë identitetin etnik me identitetin shtetëror, përmes emrit të shtetit”, thuhet në deklaratën e përbashkët e grupit të intelektualëve shqiptar, deklaratë e cila do të shndërrohet në memorandum të posaçëm kundrejt bisedimeve intensive që po zhvillohen mes dyja palëve për çështjen e emrit. “Prej këtyre propozimeve, emrat me përcaktim gjeografik, siç janë: Republika e Maqedonisë së Epërme dhe Republika e Maqedonisë Veriore, për palën shqiptare janë kategorikisht të papranueshëm, për faktin se, në variantin origjinal dhe në variantin e përkthyer prekin interesat e palëve të treta, integritetin territorial të dy shteteve fqinje, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni. Emri me përcaktim gjeografik “Maqedonia e Vardarit”, po ashtu është i papranueshëm për palën shqiptare sepse me një përcaktim të këtillë nënkuptohet rikthimi i ndikimit serb mbi Maqedoninë, përkatësisht sllavizimi dhe serbizimi i këtij territori si “Banovinë serbe” e dikurshme”, thonë më tej nga grupi i intelektualëve shqiptar.
I PAPRANUESHËM EMRI QË PËRJASHTON SHQIPTARËT
Sipas tyre emir i ri i shtetit duhet të pasqyrojë realitetin kulturor, historik dhe shumetnik të Maqedonisë. Një emër ekskluziv që do t’i përjashtojë shqiptarët do jetë i papranueshëm për shqiptarët. “Emri përfundimtar i negociuar nga palët, përfshirë imperativisht edhe palën shqiptare, në të gjitha variantet, dokumentet përfundimtare nga këto bisedime, si dhe në kushtetutën e re të Maqedonisë, përkrah gjuhës maqedonase të shkruhet edhe në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj. “Grupi punues për hartimin e Memorandumit, nga dita e sotme ka vënë në diskutim edhe propozimin për emrin e ri, si variant i pranueshëm nga pala shqiptare, të cilin do ta bëjë publik përmes Memorandumit”, paralajmërojnë kështu intelektualët shqiptar.
Duke i dhënë përkrahje këtij grupi, profesori universitar, Bashkim Selmani thotë se përderisa Greqia mbron historinë e saj, ne Shqiptarë nuk po mund të mbrojmë, siç thotë ai, as gjendjen faktike dhe juridike gjatë procesit të zgjidhjes së çështjes së emrit.
“Është fakt i pamohueshëm që ne shqiptarët nuk u gjendëm të përgatitur për të lexuar gjendjen faktike të përbërjes së Maqedonisë nga shqiptarët e maqedonasit dhe çdo pagëzim i ri i saj shqiptarët janë humbës kryesor dhe me pasoja të pa riparueshme në të ardhmen pa ndonjë parashtesë ose prapashtesë shqiptare. Nëse Greqia e mbron historinë me pretendime territoriale, ne shqiptarët nuk mund t’a mbrojmë gjendjen faktike dhe përbërjen e saj juridike prandaj çdo vërejtje është e arsyeshme”, thotë Bashkim Selmani Profesori i rregullt në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës. Sipas tij çdo pagëzim pa lexim real të përbërjes së elementit shqiptar është i papranueshëm për të gjithë shqiptarët dhe ai këmbëngul që gjitha pagëzimet e propozuara bëhen në dem të shqiptarëve si për nga territori ashtu edhe për nga gjendja juridike.
Por, në valë të ndryshme është zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili ditë më parë deklaroi se nga qytetarët do të merret mendim për çështjen e emrit, por vetëm pasi të dyja palët të arrijnë dakordimin paraprak për të gjithë 7 temat që po bisedohen mes dyja shteteve.
BULLGARIA SHUMË AKTIVË, SHQIPËRIA E KOSOVA BËJNË GJUMË
Ndryshe nga Shqipëria dhe Kosova qe heshtin,kurse shteti fqinj Bullgaria është aktiv në zgjidhjen e problemit 25 vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë. Bullgaria është bashkuar me mosmarrëveshjen 25-vjeçare të emrit të Maqedonisë, midis Athinës dhe Shkupit, me arsyetimin se çështja ndikon gjithashtu në Sofje, shkruan së fundmi“Washington Post”. Gazeta kujton se Maqedonia dhe Greqia kanë vazhduar përpjekjet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin, si dhe detajet rreth saj. “Washington Post” citon presidentin bullgar Rumen Radev i cili tha të premten se zgjidhja e kontestit me Athinën nuk duhet të përmbajë “treguesit gjeografike që lidhen me territorin e Bullgarisë,” duke shtuar se Radev ka dhënë shpjegime të detajuara të pozitës së tyre. Gazeta me ndikim shton se territori historik i Republikës së Maqedonisë përfshin pjesë që sot i përkasin Greqisë dhe Bullgarisë. “Ekzistojnë pika të përputhjes së mendimeve, por edhe klimë pozitive pas takimit në Vjenë, ndërsa çelësi për marrëveshje përfundimtare mbetet kombinimi i zbatimit gradual të erga omnes me ndryshimin e Kushtetutës, shkruan gazeta “To Vima” në analizën për bisedimet maratonike të Nikolla Dimtorvit dhe Nokos Koxiasit. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, gazetari komenton se tashmë duhet të konsiderohet për përshpejtim të sigurt të bisedimeve, por edhe përbërja e ndryshuar të palëve të përshira, sepse nga niveli të negociatorëve, negociatat tani po zhvillohen në nivel të ministrave të punëve të jashtme. “Në thelbin e bisedimeve ndodhet Marrëveshja ndërkombëtare që do ta zëvendësojë Marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995 dhe do të bëhet shtyllë themelore të marrëdhënieve të ardhshme midis Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Nga kjo pikëpamje, emri që në fund do të zgjidhet nuk është në vetvete “gjembi i madh” të paktën për Athinën, shkruan “To Vima”.
Lidhur me emrin, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, gazetari analizon se propozimet e Nimicit që janë me përcaktim të përkohshëm tashmë nuk janë në tryezën e negociatave. “Pas “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, që u hodh poshtë nga pala greke, tani duket se edhe “Republika Maqedonia e Re”, sipas “To Vima”-s, është emri për të cilin nuk bisedohet. (koha.mk)