Athinë, 23 shkurt – Për çështjen me emrin dhe konkludimet nga vizita e Zoran Zaevit në Berlin, kanë biseduar kryeministri grek dhe kancelarja gjermane në takimin e tyre të shkurtër në Bruksel në mbledhjen joformale të liderëve të BE-së.
Sipas mediave greke, porosia e Merkelit ishte se do të vazhdojë t’i inkurajojë të dyja palët për të arritur deri te zgjidhja, ndërsa Aleksis Cipras e ka përsëritur vendosmërinë e qeverisë greke që të gjindet zgjidhje e pranueshme e përbashkët, e qëndrueshme dhe stabile.
Siç njoftoi agjencia shtetërore ANA-MPA, kryeministri grek, Merkelit ia ka përsëritur pozitën zyrtare të Athinës, për emrin erga omnes.
“Sipas burimeve qeveritare, bisedimet u fokusuan në konkludimet nga vizita e kryeministrit të IRJM-së Zoran Zaev. Sipas informacioneve, Merkeli vazhdon ta inkurajojë pushtetin e IRJM-së në drejtim të gjetjes së zgjidhjes”, shkruan agjencia greke e lajmeve, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina,
Pas takimit, që sipas televizionit grek Skaj ka zgjatur shkurt, Cipras dhe Merkel do të kenë mundësi t’i vazhdojnë bisedimet në takimin e përbashkët me Zhan Klod Junker dhe Bojko Borisov.