Njëri prej amfiteatrove të UEJL do të mbajë emrin e profesorit, publicistit dhe politikanit, Alajdin Demiri, i cili ndërroi jetë më 12 prill të këtij viti nga një sëmundje e rëndë, transmeton gazeta Koha. Ky gjest u Rektoratit të UEJL u vlerësua lartë dhe u llogarit si vepër e mirë, pasi që me këtë respektohen figurat e këtilla, duke i bërë pjesë të historisë si vlera të pakontestueshme, ashtu siç ishte profili i intelektualit Alajdin Demiri.
Alajdin Demiri ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike, por edhe kontribues në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Gjatë karrierës së tij politike, ai ishte kryetar i Komunës së Tetovës si dhe Ambasador i Maqedonisë në Zvicër. (koha.mk)