Kryeministri Zoran Zaev sot deri te Kuvendi do t’i dorëzojë emrat e rinj për rikonstruimin e Qeverisë.
“Biografitë e ministrave të rinj, zëvendësve dhe drejtorëve do të parashtrohen me kohë deri te Kuvendi, me shpresë se deri në fund të uajit do të vendosen në rend dite në seancë plenare që të kompletohet Qeveria”, tha Zaevi dje para Gjykatës Penale. Javën e kaluar kryeministri paralajmëroi se partnerë të ri të koalicionit në Qeveri do të jenë BESA e Afrim Gashit, PDSH-ja dhe Lidhja e Romëve e Amdi Bajramit.
“Kemi arritur marrëveshje me BESË-n e deputetit Afrim Gashi, me PDSH-në dhe me Lidhjen e Romëve të Amdi Bajramit, i cili vepronte i pavarur në muajt e kaluar”, deklaroi Zaev. Ai shtoi se Bajram nuk do të marrë vende ministrore, por pozita të tjera. Siç publikuan mediat është e sigurt largimi i Renata Deskokës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Ministrinë e Drejtësisë. Deskoska dje duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve si i komenton spekulimet për transferimin e saj në Ministrinë e Drejtësisë, tha “mendoj se aq shumë po intensifikohet që tashmë sot nuk janë në nivel të spekulimeve.