Shkup, 24 mars – Edhe pse kanë kaluar më shumë se pesë vjet, që kur procesi i ndryshimit të emrave të disa prej rrugëve kryesore në Komunën e Çairit mori miratimin e Qytetit të Shkupit, emërtesat e reja i gjen vetëm në disa tabela, por jo edhe në dokumentet zyrtare, shkruan gazeta KOHA. Madje, ndryshimet e emrave të disa rrugëve nuk i gjen as në vetë “google map” e faqes zyrtare elektronike të komunës ku qëndrojnë emrat e vjetër, si Llazar Tërpovski, Sevastopollska, Dërvarska e të tjera. Banorët e kësaj komune korrespondencën zyrtare, faturat për shërbimet e ndryshme i kryejnë me adresat e vjetra, pavarësisht se tabelat në rrugët ku jetojnë kanë ndryshuar. Në lagjen e… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)