Shkup, 21 qershor – Propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për ministrat e rinj nga rekonstruimi i paralajmëruar qeveritar duhet deri në fund të javës të dorëzohen në Kuvend, ndërsa propozimi të miratohet në javën e ardhshme, informon Koha.mk
Kryeministri Zaev pardje paralajmëroi se planifikon që deri sot t’i dorëzojë propozimet për rekonstruimin e Qeverisë, ndërsa se Parlamenti planifikon seancë në fillim të javës së ardhshme.
Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha, dje kumtoi se propozimi për ndryshimet në kabinetin qeveritar Zaev duhet t’i dorëzojë deri në fund të kësaj jave dhe se në ndërkohë, kryeministri i vazhdon konsultimet me partitë e koalicionit.
“Presim që në fillim të javës së ardhshme, varësisht agjendës së Parlamentit, Propozimi për rekonstruimin të miratohet. Kryeministri Zaev do ta dorëzojë në Kuvend deri në fund të kësaj jave”, tha Hoxha.
Pas votimit në Parlament, kryeministri paralajmëroi se vazhdojnë me ndryshimin e vendeve të drejtorëve dhe të përfundojnë ndryshimet kadrovike.
“Besoj se deri në fund të muajit LSDM-ja do t’i sjellë vendimet për zgjedhjen e nënkryetarëve të partive dhe disa kryetarë të organizatave komunale të cilët mbetën të pazgjedhur”, tha Zaev i cili theksoi se ndryshimet janë të patjetërsueshme. (koha.mk)