Heroi i Tottenhamit në gjysmëfinalen kundër Ajaxit, Lucas Moura, ka shpërthyer në lot teksa në zonën mix i është treguar komentimi i një komentatori brazilian të golit që ia siguroi klubit londinez një vend në finale të Ligës së Kampionëve.
Lucas Moura ishte heroi i Tottenhamit në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që het-triku i tij ia siguroi klubit të Premierligës një vend në finale të këtij sezoni.
Njërin prej tre golave, Moura e realizoi në minutën e 95′, në fund të takimit.
Pas ndeshjes, disa gazetarë nga Brazili në zonën mix, ia treguan atij momentin golit në fund të takimit me komentim brazilian dhe kjo e emocionoi 26-vjeçarin që shpërtheu në lot.