Fituesit e çmimit Oscar, Damien Chazelle dhe Emma Stone, shpresojnë të punojnë përsëri së bashku në një film të Hollywoodit.
Stone, e cila e fitoi çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë për rolin e saj në La La Land të Chazelle, po shpreson ta fitojë rolin kryesor në filmin Babylon, të cilin e shkroi regjisori i kërkuar, shkruan KOHA Ditore. Raportet sugjerojnë se Brad Pitt është gjithashtu i interesuar për projektin.
Burimet e Deadline thonë se drejtorët e Lionsgate, të cilët e bënë distribuimin e La La Land, janë udhëheqësit e projektit.
Filmi i fundit i Chazelle, “First Man”, ishte një tjetër ribashkim i La La Land – kolegu i Stone, Ryan Gosling e luajti astronautin Neil Armstrong në film.