Emirati ka dështuar

Shkurtime tek Al Jazeera, televizioni "all news" i Katarit, megafon i Vëllazërisë Myslimane. Një model në Perëndim

14

“E ke parë Al Jazeera? Më dëgjoni, citoni Al Jazeera”. Si punohet tek Al Jazeera? Sa paguajnë? Po femrat? Ka vajza evropiane që vrapojnë për të bërë stazhin në Emirat. “Më trajtojnë mirë, janë të respektueshëm, nuk më detyrojnë të vë shami në kokë”. Në çdo redaksi për 15 vite me radhe, pas 11 shtatorit, ishte bërë fiksim. Dalloheshin në mënyrë të veçantë gazetat dhe rrjetet e orientuara majtas për të cilat televizioni i Dohas ishte alternativa prej Bote të Tretë e CNN-it (që do të jetë gjithsesi liberal, por gjithmonë amerikan) apo edhe vetëdija antikolonialiste e BCC-së (një model të jemi të qartë, megjithatë nuk mund të lëvizet perandoria britanike). Përderisa sipas Qohelet ka një kohë për gjithçka, edhe Al Jazeera e ka kaluar kohën e saj. Nuk ka pasur rëndësinë që meriton lajmi se televizioni nga Katari do të shkurtojë 500 vende pune nga 4500 që ka në të gjithë botën, pasi ka mbyllur selinë amerikane të lançuar me pompozitet vetëm 3 vite më parë. Gërshërët vijnë në momentin në të cilin Emiri rishikon prioritetet e tij përballë fondeve të caktuara për Kupën e Botës në futboll që do të presë në 2022 dhe rënies së çmimit të hidrokarbureve. Nga ana tjetër, kompania Al Jazeera Media Network nuk ka arritur që ta mbyllë kurrë një bilanc në pozitiv dhe nga 2004 financohet me të paktën 30 milion dollarë në vit të dalë nga të ardhurat e gazit (në Katar ka pak naftë).

Pjesa më e madhe e shkurtimeve ka të bëjë me mega selinë qendrore, por bëhet fjalë për një kurë dobësimi që shënon një ndryshim kursi, financiar, mediatik dhe politik. Pasi nuk ke çfarë të thuash, Al Jazeera ka qenë një televizion-parti në shërbim të një ëndrre sa madhështore, aq edhe boshe. Emirit plak Hamad al Thani i kishte hipur në kokë të rivalizonte me Arabinë Saudite dhe e ka përdorur rrjetin si megafon të pranverave arabe dhe të Vëllazërisë Myslimane, me objektivin që të krijonte një konstelacion krerësh sunitë në vend të autokratëve laikë që kontrollonin Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme (Gheddafi, Ben Ali, Mubarak, Assad). Despotët e rinj do t’i ishin përjetësisht mirënjohës Katarit që, megjithëse i vogël sa është, mund të bëhej maja prej diamanti në rripin e Allahut. Hamad bin Khalifa ka abdikuar në 2013 pas 18 vitesh mbretërim dhe ia ka marrë spektrin i biri Tamim bin Hamad, i lindur në 1972 nga e para e 3 grave të tij, Sheika Mariam bint Muhammad al Thani, vajza e kushëririt të shkallës së parë. Për pak kohë Tamin ka ndjekur gjurmët e të atit. Pastaj ka zgjedhur realpolitikën: një kthesë prosaudite në politikën e jashtme dhe një nisje të vendosur drejt shou biznesit: media perëndimore, ekipe futbolli, evente të mëdha sportive, për të cilat shërbejnë televizione të një natyre krejtësisht tjetër, sigurisht jo kanalet e lajmeve 24 orë në 24 orë, mjaft të kushtueshme dhe gjithmonë me humbje. Lista e trofeve ekonomike të tij është e gjatë: Paris St. Germain, qiellgërvishtësit e Porta Nuova dhe Hotel Gallia në Milano, Costa Smeralda, Shard i Renzo Piano në Londër, paketa të konsiderueshme aksionesh në Volkswagen, Siemens, Shell, Barclays, Unicredit, Harrods, Walt Disney, aeroportin Heathrow e kështu me radhë. Radikalizmi islamik e humbet burinë e tij të luftës, me avantazhin e madh (ekonomik e politik) të Sheikut Tamim. Anët e errëta të Al Jazeera patën dalë në dritë edhe nëpërmjet Wikileaks. Një seri kabllogramesh diplomatike të dërguara Sekretarisë së Shtetit nga ambasadori Joseph LeBaron në Doha interceptohen nga djemtë e Julian Assange dhe botohen nga “The Guardian” në 2010. Në një kabllogram ambasadori dekripton mesazhet e fshehura në intervistën mbi 50 minutëshe që Sheiku Hamad al Thani i ka dhënë rrjetit televiziv të tij. LeBaron shpjegon se Emiri bën shaka duke thënë se do të kish mundur ta shiste Al Jazeera kur t’i ofrojnë 5 miliard dollarë. Ia vlen barra qiranë duke parë “dhimbjet e kokës” që i kish sjellë televizioni. Dhimbje koke? Një mënyrë e bukur për të thirrur shërbimet diplomatike e kryera. I kujton vetë ambasadori. Në shkurt të 2010, Presidenti egjiptian Hosni Mubarak proteston tek Al Thani, duke e akuzuar se është burimi i problemeve të brendshme të tij. Në përgjigjen e tij, Hamad al Thani i propozon një shkëmbim: nëse do të kish ndihmuar negociatat izraelito-palestineze, do ta mbyllte televizionin për një vit. Mubarak e refuzon ofertën. E parë në perspektivë është një gabim, pasi në këtë pikë televizioni bëhet megafoni i Vëllazërisë Myslimane që po i hap varrin autokratit egjiptian. Dhe akoma: Katari vendos se ka ardhur koha e shkrirjes së akujve me fqinjën dhe shumë të fuqishmen Arabi Saudite. Operacioni pajtues përgatitet nga një mbulesë e favorshme e lajmeve që vijnë nga Riadi. Një lëvizje shumë e ngjashme me atë të kryer në Iran gjatë negociatës së vështirë lidhur me bërthamoren, ndaj të cilës Emiri ka ndjekur lojën e dyfishtë më klasike: nga njëra anë sokëllinte zyrtarisht kundër kërcënimit atomik që vinte nga ajatollahët, duke u deklaruar në favor edhe të një sulmi ajror për të shkatërruar vendet dhe centralet, nga ana tjetër kërkonte që të favorizonte shkrirjen e akujve, duke hedhur vaj në ingranazhet e Teheranit. Nga ana tjetër, ekuilibri i dy fuqive, Arabisë Saudite dhe Iranit, është thelbësore për mbijetesën e Emirateve. Al Jazeera ka dhënë një dorë me një informacion nga Teherani që kabllogramet e LeBaron të shpërndara nga Wikileaks e gjykojnë si të “pamjaftueshme”. Natyrisht që këto janë opinionet e një funksionari që përfaqësonte interesat e vendit të tij, megjithatë nuk kanë pasur jehonën që pritej. Është nga ky moment që sharmi i Al Jazeera ndaj së majtës tribotiste dhe antiamerikane mbetej i paprekur dhe televizioni derdhej mbi kanalet e shërbimit publik në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore. Vetëm pas kanë filluar reflektimet më të paanshme dhe të vëmendshme. Megjithatë, do të ishte e padrejtë dhe e gabuar t’ia atribuoje vetëm refleksit pavllovian prej Internacionaleje të Katërt suksesin e Al Jazeera. Ideja e një kanali televiziv “all news”, të informacionit pa doreza, që ta tregonte me hir e me pahir fytyrën joperëndimore të globalizimit, duke përdorur gjuhën angleze, ishte padyshim brilante. Sot ekziston edhe një kanal në arabisht, një në turqisht dhe në Bosnje një shumëgjuhësh për Ballkanin, megjithëse gjuha mëmë e Imperiumit të ri ka një rëndësi dhe një simbolikë të fortë të paimitueshme. Risi në risinë ka qenë vendosja e selisë qendrore në zemrën e Gjirit Persik, në Doha, kryeqyteti i Katarit. “Dhënia zë historive të patreguara ndonjëherë, promovimi i debatit dhe sfidimi i perceptimeve zyrtare”, ishte dhe mbetet objektivi minimal; më ambiciozi është “fiksimi i agjendës së lajmeve”, “duke përmbysur fluksin që sot shkon nga veriu në jug”. Shumë e kanë ngrënë, midis tyre masmediologu Adel Iskandar për të cilin Al Jazeera ishte një “alternativë globale” e vërtetë ndaj rrjeteve televizive të Perëndimit.

I lançuar në nëntor të 1996 me objektiv arritjen e 40 milion spektatorëve, pas 3 vitesh mund të numëronte afërsisht 130 milion në 100 vende, edhe falë disa goditjeve politiko – gazetareske. Kanali në gjuhën angleze midis dhjetorit 2008 dhe janarit 2009 ka qenë i vetmi që ka ndjekur konfliktin me Izraelin nga brenda Rripit të Gazës, pasi autoritetet izraelite ua kishin ndaluar hyrjen gazetarëve perëndimorë. Në daç prej kurajës, në daç prej fatit, Al Jazeera ishte tashmë brenda me gazetarët e saj Ayman Mohyeldin e Sherine Tadros. Saktësisht siç bëri CNN-i në Bagdad në janar të 1991, i gatshëm për të regjistruar dhe rilëshuar bombën e parë Desert Storm, Furtunës së Shkretëtirës. Atëherë, të gjithë mbetën të mbërthyer pas kanalit amerikan që transmetonte rrufetë e verdha të raketave, në të njëjtën mënyrë e gjithë bota e informacionit i ka marrë informacionet mbi operacionin “Plumbi i shkrirë” nga raportimet dhe pamjet e televizionit kataras. Pas përfundimit të një armëpushimi 6 mujor, një seri raketash Qassam bie në pjesën jugore të territorit izraelit, të nisura nga Rripi i Gazës. Megjithatë në shumicën e mediave konflikti paraqitet dhe kujtohet akoma sot si “masakra e Gazas”. Falë Al Jazeera dhe për turpin e madh të vetë izraelitëve, që me mendje të ftohtë kanë pranuar se censura ka qenë një gabim trashanik. Kur me 6 janar një sulm izraelian godet gabimisht një shkollë të OKB-së, shpërthen tmerri dhe skandali në të gjithë botën. Flitet për 40 të vdekur e 50 të plagosur, tregohet për fëmijë të varfër të sakatuar. Al Jazeera i jep zë dhe figurë të “dënuarve të Tokës”, viktimave të “shtetit sionist” që Emiri i Katarit (jo vetëm Hamas) do të donte me qejf ta zhdukte. Hapen investigime si nga Izraeli, ashtu edhe nga Kombet e Bashkuara. Në fund John Ging, Drejtor Ekzekutiv në Gaza i UNRWA-së (United Nations Relief and Works Agency, agjencisë për ndihmën dhe punën) korrigjon atë që ishte mbështetur deri në atë moment: “Asnjë në brendësi të shkollës nuk është vrarë nga plumbat izraelit”. Lajmi shfaqet fillimisht në të përditshmen kanadeze “The Globe” dhe merret nga shumë gazeta të tjera. Viktimat janë goditur nga rrugë ngjitur, pjesë të tyre duhej të ishin civilë që në atë periudhë ndodheshin në ndërtesë dhe kjo kishte shkaktuar bindjen false se këta janë vrarë në brendësi të kësaj ndërtese. Megjithatë ende sot mendohet se OKB-ja ka dhënë një version komod, por ndjesia e përgjithshme mbetet ajo e plazmuar nga Al Jazeera. Kapelen efikasitetit të mesit, sigurisht jo korrektësisë së informacionit.

Midis shumë gjërave që janë thënë lidhur me televizionin e Katarit është lidhja e supozuar e tij me Usama bin Laden. Libri më i detajuar dhe i informuar, “Al Jazeera. The Inside Story of the Arab Channel That Is Challenging the West”, shkruar nga Hugh Miles, djali i një diplomati që ka lindur në Arabi Saudite dhe ka studiuar në Libi e në Egjipt, nuk ka arritur të sqarojë legjendat dhe misteret që rrethojnë televizionin. Një prej goditje gazetareske të fundit dhe të diskutueshme ka të bëjë me Gheddafi. Televizioni kataras ka dhënë kontributin e tij në rënien dhe në kapjen e shpejtë të Kolonelit dhe në fund ka qenë po ai që ka treguar linçimin e tij dhe që ka përhapur pamjet e tmerrshme e trupit të sakatuar atë 20 tetor të 2011. Një skup i ndërtuar për mrekulli. E drejtë kronike apo një egërsi e tërbuar ndaj një armiku tashmë të eliminuar? Filli i diskutimit është i hollë dhe opinionet ndryshojnë jo në bazë të një gjykimi etik kombëtar, por duke ndjekur impulsin dhe pasionin. Kush janë bindësit okultë e Gjirit Persik, ku dhe si janë rekrutuar? Për më shumë vijnë nga Londra dhe disa kanë edhe një të kaluar jo pak të rëndësishme në BBC. Shumë janë perëndimore dhe mjaft prej tyre edhe arabë që kanë studiuar në Evropë, si Yosri Fouda, një prej firmave kryesore, që tek BBC-ja kishte kontribuar të krijohej kanali në gjuhën arabe dhe më pas i kaluar tek al Jazeera për të drejtuar zyrën e Londrës. Goditja e madhe e tij qe në 2002 intervista me Khalid Skeikh Mohammed, që pranoi përfshirjen bashkë me Ramzi bin al Shibh në atentatet e 11 shtatorit. Si mënyra me të cilën u bë intervista, ashtu edhe menaxhimi i saj kanë qenë objekt kundërshtishë dhe polemikash. Sipas versionit më të përhapur, i dha adresën e Khalid kushëririt të Emirit të Katarit. Më pas George Tenet, kreu i CIA-s, e mori informacionin drejtpërsëdrejti nga Emiri, një informacion themelor për kapjen e mëpasme të terroristit. Fouda ka lënë Al Jazeera në 2009 për t’u kthyer në Egjipt dhe punuar në televizionin Ontv e themeluar nga biznesmeni Naguib Sawiris, i njohur me nofkën “Faraoni”. Në 2011 Fouda ka mbështetur qysh nga dita e parë revoltën që ka rrëzuar Mubarakun, duke i mbuluar pa ndërprerje protestat në sheshin Thahir. Në polemikë të hapur me regjimin ushtarak ka pezulluar programin, për ta rihapur më pas. Në një incident rrugor afër Detit të Kuq i ka shkaktuar thyerjen e qafës dhe ka shkaktuar një furtunë polemikash komplotiste. Nga ana tjetër, Egjipti nuk njihet si atdheu i shtypit të lirë. 3 gazetarë të Al Jazeera janë dënuar me 3 vite burg me akuzën e favorizimit të terrorizmit dhe përhapjes së lajmeve false e tendencioze të prirua për të destabilizuar vendin (më pas 2 janë falur). Në 2014 Fouda ka lënë Ontv. Llogaria e tij Facebook në arabisht dhe në anglisht ka rreth 800000 miq dhe në Twitter ka afërsisht 3 milion ndjekës. Al Jazeera ka krijuar një yll të informacionit dhe një opinionist shumë të dashur, në stil të përkryer perëndimor, në të njëjtën minutë me të cilën CNN-i ka plazmuar Christiane Amanpour.

Kurse në Shtetet e Bashkuara televizioni kataras ka gjetur gjithmonë një mur armiqësie pothuajse të pakalueshëm. Në fillim mund të përdorte vetëm një satelit dhe pak rrjete kabllore i jepnin transmetimet e saj. Kështu që ka kërkuar ta anashkalojë pengesën me një uebsajt, por edhe kjo ka pasur hapësirë vetëm në Kanada. Në janar të 2013 ka blerë Current Tv, një operator i vogël, me impenjimin që të prodhojë në total 60 për qind të programeve, më pas të bëra 100 për qind edhe pse në brendësi të tij ishte informacioni kanalit anglez, nyje e fortë, bile arsye e qenies e të gjithë rrjetit. Audienca ka mbetur e ulët dhe Al Jazeera nuk ka arritur kurrë të shmangë dyshimet që e rrethojnë. Kështu, në prill të vitit të kaluar ka mbyllur dyert duke marrë si justifikim “panoramën e vështirë ekonomike”. Ka qenë pika e kthesës, shenja se epoka e salltaneteve po përfundonte. Tani kanë arritur shkurtimet edhe në Doha dhe shumë pyesin nëse televizioni do të mbijetojë apo jo. Ka mundësi që po, por nuk do të jetë më si më parë. Ka që mendojnë se me Kalifatin nuk ka familjaritetin që ka pasur me al Qaedan fillimisht dhe me Vëllazërinë Myslimane më pas. Ndoshta. Al Jazeera ka qenë një televizion “objektiv në kontekstin e tij”, sipas Iskandar. Tani ka ndryshuar krejtësisht konteksti. (Marrë nga New Statesman)

Comments are closed.