Shkup, 13 shkurt – Izair Emini ka vazhduar me paraqitjet e mira dhe golat në fanellën e Kukësit. Pasi shënoi golin vendimtar në sfidën ndaj Teutës, sulmuesi tetovar ka qenë protagonisti kryesor në derbin e javës ndaj Tiranës. Përkundër faktit se skuadra e Tiranës kaloi e para në epërsi me golin e Takajt në minutën e 39, kuksianët nuk u dorëzuan. Fillimisht nëpërmjet kroatit Pejiç Kukësi barazoi rezultatin në minutën e 57, ndërsa tetë minuta para fundit në skenë doli Emini, i cili shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Kukësin. Kështu, Emini bashkë me shokët e tij i mundësuan Kukësit të rruajë të njëjtën distancë prej katër pikëve kundrejt kampionit aktual Skënderbeu dhe gjashtë pikëve kundrejt Partizanit. (B.K.)