Shkup, 22 dhjetor – Izair Emini ka shënuar një gol në barazimin 2-2 që skuadra e tij Kukësi e arriti sot në cilësinë e mysafirit përballë Luftëtarit. Sulmuesi nga Tetova shënoi për 2-1, por ky gol nuk mjaftoi që skuadra e tij të arrin fitore, pasi nikoqirët në minutën e 88-të shënuan golin e barazimit. Pavarësisht kësaj, Kukësi gjendet pozitën e parë, ndërsa javën e kaluar kishte siguruar titullin e kampionit vjeshtor. Ndryshe, kjo ishte ndeshja e fundit në Superligën shqiptare për sezonin vjeshtor. (koha.mk)