Shkup, 30 nëntor – Skuadra e Kukësit rimerr kreun në Superligën e Shqipërisë, pasi me rezultatin 2:0 ka mundur skuadrën e Lacit. Edhe pse me pikë të barabartë, Kukësi ka golaverazh më të mirë dhe me meritë mban pozitën e para, para kampionit aktual Skënderbeu, që bëri një hap fals në përballjen me Luftëtarin (0:0). Ndryshe, njëri prej protagonistëve kryesor në fitoren e Kukësit ka qenë futbollisti tetovar Izair Emini. Sulmuesi nga Tetova realizoi një supergol për avantazhin e dyfishtë të skuadrës vendase, pasi më herët për 1:0 kishte shënuar kroati Matija Dvornekoviq.