Shkup, 22 janar – Skuadra e Kukësit, pjesë e së cilës është futbollisti tetovar Izair Emini, ka zhvilluar ditën të shtunën ndeshjen miqësore në kompleksin “Internacional” në Pezë ndaj ekipit të tij B. Kjo miqësore u fitua bindshëm nga të besuarit e Ernest Gjokës me rezultatin 5-0. Sulmi i verilindorëve shfaqi një formë mjaft të mirë teksa golat u shënuan nga Dvornekoviç, Izair Emini, Guri, Kale dhe futbollisti i ekipit B që u aktivizua për ekipin e parë gjatë pjesës së dytë, Klevis Sadiku. Ndryshe, për Kukësin luajti edhe Nijaz Lena, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet, pasi për te interes kanë shprehur turqit e Gaziantepsporit. Kujtojmë, skuadra e Kukësit në sezonin vjeshtor, përfundoi në pozitën e parë si një prej kandidatëve më serioz për të fituar titullin e kampionit.