Shkup, 23 qershor – Futbollisti tetovar, Izair Emini pas largimit nga kampionët e Maqedonisë, Shkëndijës, edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë me skuadrën kosovare Drita nga Gjilani. Emini te Drita ka shkuar si lojtarë i lirë, ndërsa aty do të takohet me ish bashkëlojtarin e tij Ardijan Nuhiu i cili tani është trajner i Dritës. Pasi i përfundoi kontrata me Shkëndijën dhe të njëjtën nuk e vazhdoi, në adresë të Eminit arritën shumë oferta, si nga ekipe te kampionatit kosovar dhe atij shqiptarë, mirëpo drejtuesit e Dritës ishin më konkret dhe më këmbëngulës në transferimin e futbollistit tetovar, i cili në këtë mënyrë do të provojë veten edhe në Superligën e Kosovës. Emini me klubin nga Gjilani ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare. Emini te Shkëndija luajti për gati dy vite, ndërsa sezonin e fundit me fanellën “kuqezi” regjistroi 25 ndeshje dhe 11 gola të shënuar. (F.N)