Shkup, 13 korrik – Pas ndeshjes së parë të raundit të parë eliminator të “Champions League” kundër “The Neë Saints”, kuqezinjtë ende janë nën emocionet e triumfit bindës ndaj kampionit të Uellsit. Fitorja e 10-të evropiane ishte në fakt triumfi i parë në një ndeshje të kualifikimeve të “Champions League”, fitorja më bindëse në Evropë, ndërsa realizimi i Izair Eminit në minutën e 14-të do të mbahet mend si goli i parë i Shkëndijës në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.
Mesfushori me tipare sulmuese ishte ndër më të mirët në terren bashkë me autorin e katër golave Besart Ibraimin, ndërsa përveç golit, ai kishte edhe dy asistime që u realizuan nga Ibraimi. Emini në një intervistë për kanalin e klubit ka folur për takimin e së martës, ndjenjën për të qenë golashënuesi i parë i klubit në Çampions, pritjet për ndeshjen e kthimit në Uells dhe shanset e kuqezinjve në raundin e dytë.
“Jam shumë i kënaqur që arrita të shënojë golin e parë në Çampions Ligë, por edhe për shokët e skuadrës, pasi zhvilluam një lojë perfektë. Të jesh protagonist ose të jesh pjesë e historisë e KF Shkëndija, është një kënaqësi e madhe. E di që do mbetem në arkivat e klubit dhe kjo është një ndjenjë të cilën nuk mund të përshkruaj”, shprehet Emini.
Ndryshe, ajo që vlen të përmendet është se Emini ka hyrë edhe në historinë e klubit të Kukësit, duke u bërë golashënuesi i parë në Çampions kur ishte pjesë e saj para se të transferohet te Shkëndija. “Kur isha pjesë e Kukësit në Çampions u përballëm me Sherif Triaspol, ndërsa unë arrita të shënojë golin e parë për Kukësin në këtë kompeticion, duke u bërë kështu edhe pjesë e historisë së kuksianëve si futbollisti i parë që ka shënuar në garën e Çampions”, vazhdon më tej Emini.
Në anën tjetër, Shkëndija e cila me një këmbë është në xhiron e dytë, mund të ketë për kundërshtar në raundin e dytë skuadrën e Sherif Triaspolit, me të cilën u përball kur ishte pjesë e Kukësit. “Në xhiron e dytë e dimë që për kundërshtar mund të kemi Sherif Triaspolin, një kundërshtar të njohur për mua. Bëhet fjalë për një skuadër që ka kushte shumë të mira dhe posedon cilësi të mëdha. Por, ne mund të përballemi pa problem me ata. Do ta kemi vështirë, por gjithsesi mund ti mposhtim dhe të kalojmë edhe këtë pengesë, kuptohet nëse ata arrijnë të vazhdojnë më tutje”, vazhdon më tej Emini.
Ai rikthehet të flas edhe njëherë për përballjen me TNS, asistimet dhe ndeshjen kthyese. Siç thash zhvilluam një ndeshje perfektë dhe jemi të gjithë të kënaqur sidomos me faktin që me një këmbë jemi në raundin tjetër. Të luash përkrah një futbollisti siç është Besart Ibraimi, është më e thjeshtë, pasi të gjithë e dimë se kush është aj dhe për çfarë potenciali ka. Unë ndjehem akoma më rehat kur luaj në sulm me atë dhe e kemi shumë lehtë të merremi vesh me at. Jo vetëm unë që asistova te ai, por edhe ai asistoi në golin që e shënova dhe kjo dëshmon se kemi bërë një paraqitje të mirë. Me fitoren 5-0 me një këmbë jemi në raundin e dytë, por kundërshtari ka edhe një për qind shpresë. Ne do të luajmë si duhet dhe do të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi kjo është më e mira për të gjithë”, përfundoi Izair Emini.