“Eminemi konsiderohet si një nga reperët më të mirë vetëm sepse është i bardhë”

Kantautori amerikan Melle Mel ka deklaruar se Eminemi nuk do të kishte qenë kurrë një reper i suksesshëm nëse nuk do të ishte i bardhë. Ai e bëri këtë koment në një intervistë për Art Of Dialogue, pasi uebsajti i njohur Billboard publikoi një listë me 50 reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ku Eminem u rendit i pesti. Para tij janë Tupac në të katërtin, Lil Nas në të tretin, Kendrick Lamar në të dytin dhe Jay-Z në vendin e parë.

“Natyrisht, ai është një reper i aftë. Nëse do të flisnit për shitje, ai shiti më shumë se kushdo. Nëse jeni duke folur për stilin e rimave, mund ta kuptoni… por ai është i bardhë. Nëse do të ishte një reper i zi, ndoshta nuk do të ishte as në këtë listë”, ka thënë Melle Mel.

Ai vazhdoi opinionet e tij duke përmendur Busta Rhymes si reperin më të madh të të gjitha kohërave, i cili u rendit vetëm i 33-ti në listën e reperave më të mirë të Billboardit. Një fakt interesant është se edhe Melle Mel ishte në këtë listë, por vetëm në vendin e 48-të. Eminemi është i vetmi person i bardhë në këtë listë, dhe kjo renditje e Billboardit u prit me shumë kritika, sepse shumë besuan se ishte Eminem ai që duhej të ishte në vendin e parë si reperi më i mirë i të gjitha kohërave.

Advertisements