Aktore, regjisore, këngëtare, modele dhe një emër mjaft i suksesshëm i skenës shqiptare. Emine Toska vazhdon të jetë aktive në shumë sfera të jetës ndërsa vjen në një intervistë më të gjerë për InfraRed të gazetës KOHA. Nëse ju ka marrë malli për të mësuar të rejat mbi të, lexojmë bashkë intervistën e realizuar
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Mban mend fillimet e karrierës?
I mbaj mend si sot.
KOHA: Do kishe dashur të rikthehesh dhe njëherë në fillim?
Jo, do të doja të vazhdoja aktivitete në tempon e njëjtë dhe të jem aty ku e meritoj diku ku do të mund të përçoja përvojën time tek gjeneratat e reja apo të kontribuoja në avancimin e artit dhe kulturës përmes institucioneve shtetërore. Edhe pse jam e angazhuar si aktore në teatër do të doja të realizoheshin projekte në të cilat do të mund të vazhdoja të tregoja se akoma kam shumë për të dhënë dhe për të treguar potencën time prej aktore.
KOHA: Ka qenë e vështirë?
Nuk kam pasur kohë të mendoj në vështirësi kam punuar e kam qenë e koncentruar dhe e vendosur në rrugëtimin tim që e kisha nisur por tani e shoh se ka qenë jashtëzakonisht kohë dhe rrethana të vështira si nga aspekti ekonomik, social ashtu edhe politik, me demonstrata, helmime, trazira, protesta, jashtë objekteve, jashtë konvikteve, me orë policore, gjendje të jashtëzakonshme, persekutime..
KOHA: Midis televizionit, radios dhe shtypit të shkruar cilin do të zgjidhje për intervistë?
Cilado qoftë, nuk prish punë, janë të mirëseardhura të gjitha.
KOHA: Të vjen keq që radio nuk është më aq e fuqishme sa ka qenë dikur?
Po në hap me kohën duhet të pajtohemi me realitetin dhe pse ka disa radio që janë shumë të fuqishme dëgjohen dhe nëpërmjet internetit kudo në botë po edhe kanë frekuenca të fuqishme sa valët e tyre kanë një përfshirë mjaft të gjerë dhe ka njerëz që i dëgjojnë nëpër vende të ndryshme të punës ku mund edhe të punojnë dhe dëgjojnë por dhe në shtëpi, piknik, udhëtim etj.
KOHA: Për çfarë ke studiuar?
Kjo pyetje është e rrallë sepse zakonisht e dinë ata që më njohin sepse dua të ndihem njeri i zakonshëm, kam studiuar në Akademinë e artit në UP, aktrim dhe master për regji e teatër, gjithashtu në UP.
KOHA: Të vjen keq që nuk ke vazhduar një fushë tjetër por je përkushtuar muzikës?
Jo aspak përkundrazi janë profesione që i dua dhe kam jetuar shumë mirë nga to. Ndihem krenare pra që kam ushtruar dhe ushtroj profesionin e aktores, këngëtares, regjisores dhe moderatores e më herët edhe si kontabiliste se harrova të ceki se kam studiuar edhe për ekonomi dhe kam punuar si kontabiliste dhe manikene para se të intensifikoja aktivitetet dhe angazhimet gjatë studimeve vitin e parë e pastaj vitin e dytë nuk kisha kohë më sepse isha tmerrësisht e angazhuar me studime, shfaqje, filma, këngë mbrëmje artistike, muzikore në mbarë trojet shqiptare por edhe në diasporë e gjithë botën.
KOHA: Ka qenë e thjeshtë për ty të futesh në botën e muzikës? Ishte diçka që e ëndërroje apo erdhi spontanisht?
Shumë e thjeshtë pothuajse spontanisht edhe pse që nga fëmijëria kam qenë e angazhuar me muzikë si në shkollë ashtu edhe në aktivitetet që ishin të shpeshta atë kohë në qytetin tim të lindjes. Mirëpo për t’u bërë e dashur aq shpejtë dhe aq shumë për publikun u bë e mundur kur në një shfaqje e këndoja një këngë dhe gjithë publiku ngritej në këmbë dhe duartrokiste pareshtur duke kërkuar të këndoja akoma dhe filluan kërkesat nga publiku dhe produksionet muzikore shprehën interesimin e madh në këtë drejtim dhe unë ia fillova të ushtroj profesionin e këngëtares prej nga edhe fitimet ishin të mira si financiare ashtu edhe dashuria dhe respekti nga publiku i gjerë me salla të mbushura pafund, shëtitje të vendeve të ndryshme të botës.
KOHA: Ka shumë konkurrencë në muzikë, ashtu siç thuhet?
Jo unë i kam pasur dhe i kam adhuruesit e mi të devotshëm e besnik kuptohet gjeneratat shumë të reja po rriten me një frymë tjetër të muzikës ata më pak por jam e kënaqur me ata që i kam.
KOHA: Një këngëtarë që ka shërbyer si model frymëzimi për ty?
Ka disa këngëtarë për të cilët kam respekt dhe e vlerësoj zërin dhe personalitetin e tyre prandaj nuk do e kisha veçuar me emër por nëse më përshtatet oferta do e bëja me ndonjërin-njërën nga ata-ato.
KOHA: Është e vështirë të punosh me këngëtarë tjetër duke e ditur se në koncerte në shumicën e rasteve jeni më shumë të ftuar?
Nuk kam pasur, sepse kam filluar që në fillim duke kombinuar aktrimin, recitimin, moderimin, këndimin, ekzekutimin e kitarës dhe nuk kam njohur as nuk njoh ndonjë artist që ka nisur karrierën me këtë gërshetim profesionesh.
KOHA: Personazhi më i vështirë që ke bashkëpunuar deri më tani?
Ka qenë njëherë një person ku gjatë provave të shfaqjes fliste tekst privat në vend se mi thënë fjalët që kishte me i thënë (replikat) se nuk kishte kohë me u marrë si duhet me këtë profesion e regjisori ishte anglez e nuk na kuptojte çka thoshim e ai e shfrytëzonte këtë po nejse ishte fillestar dhe me aq përfundoi karriera e tij si aktor. E në muzikë është ndryshe se nëse donë ndonjëherë të këndoj me dikë duet këndon nëse jo se ke patjetër po edhe me të ra me kendu ti e tregon veten kur e ke radhën tënde po këto janë kaluese dhe sidoqoftë kur kalon një kohë që s’kemi aktivitet na merr malli për skenë qoftë si aktore, këngëtare apo moderatore dhe nuk na prish punë asgjë.
KOHA: Një kritikë që të kanë bërë dhe ka ndikuar shumë te ty?
Jo, edhe pse kritikat janë të mirëseardhura nëse janë të arsyeshme dhe me vend por rrallë ndodh kjo për të mos thënë asnjëherë. Si duket përvoja e ka bërë të veten. Po unë si aktore e regjisore iu ikja këngëve komerciale e kam pasur ,,kritika” apo më mirë t’i them sugjerime që të bëj këngë “që i han pazari” më popullore po iu ikja duke e dashur aq shumë aktrimin dhe mendoja se mund të më zbehej imazhi prej aktore nëse këndoj këngë komerciale dhe jam e sigurt se përfitimet do të kishin qenë shumëfish më të mëdha por nuk është keq dikur fillova ngapak mi këndu po me kujdes gjithmonë. Marrëdhënia është shumë e mirë unë jam shumë miqësore dhe korrekte, nuk jam e ngarkuar me komplekse e xhelozi por dhe kur e kërkon punë ia them atë që mendoj para syve e mandej nuk merrem më me të tjerët. Një pjesë e madhe din po një pjesë nuk e di ndoshta se unë kam akoma energji, vullnet e potencial të jap shumë nga vetja si në aktrim ashtu edhe në muzikë dhe sa i përket dukjes së jashtme akoma pa asnjë intervenim e maskim.