Zonja e parë e Turqisë krahas djalit të saj Bilal Erdoğan, shoqërohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu, ministrja për Familjen dhe Politikën Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya, zv.kryetari i përgjithshëm i AK Partisë, përgjegjës për të drejtat e njeriut dhe deputetja e Stambollit, Ravza Kavakcı Kan, dhe shume zyrtarë të tjerë. Gjithashtu në delegacion ndodhen edhe kryetari i TIKA-s, Serdar Çam, kryetari i AFAD, Mehmet Güllüoğlu, drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, İbrahim Altan dhe zyrtarë e përfaqësues të tjerë. Emine Erdogan dhe delegacioni që e shoqëron do të vizitojnë kampin ‘Kutu Polong’ ku janë strehuar viktimat e masakrës të Arakanit, ata personalisht nga të shpërngulurit do të marrin informacione rreth ngjarjeve të përjetuara si dhe do të shpërndajnë ndihma të ndryshme për viktimat te cilat janë në statusin e refugjatit në Bangladesh. Vlen të ceket se para disa dite presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në një deklaratë për shtyp kishte njoftuar se e gjithë shpenzimet që do të harxhohen nga qeveria e Bangladeshit për viktimat e Arkanit do të mbulohen nga Turqia.