Shkup, 21 janar – Sot, në ambientet e hotelit “Drim” në Strugë u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetar të kësaj dege në Strugë.
Në një atmosferë konstruktive, anëtarët dhe aktivistët e “El Hilal”-it, për kryetar dege e zgjodhën Emin Papranikun, afarist dhe bamirës të dëshmuar nga Struga. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i “El Hilal”-it, Behixhudin Shehapi, i cili e falënderoi kryetarin e deritashëm, Shefit efendi Ajredini për punën dhe përkushtimin gjatë katër viteve të kaluara.
Duke e uruar strukturën e re dhe kryetarin e ri, ai theksoi se është bindur se do të voazhdohet me aktivitetet për ngritjen e ndjenjës humane në Strugë ku humaniteti çdo herë në kontinuitet ka qenë I pranishëm.
Komisioni Qendror për realizimin e zgjedhjeve dhe kreu i “El Hilal”-it morën pjesë edhe në zgjehjet e degës së në Ohër, ku edhe për një mandat kryetar u zgjodh inxhinieri i arkitekturës, Faruk Murteza.