Botuesi, gazetari dhe publicisti, Emin Azemi sot në profilin e tij në facebook ka kujtuar poetin e njohur shqiptar nga Kosova, Teki Dervishi. Botuesi Azemi i kishte bërë një vizitë varrit të tij në Gjakovë, ku kishte postuar një foto pranë varrit të shkrimtarit, të bashkëngjitur me vargjet që gjenden mbi gurin e varrit të poetit, Teki Dervishi. Emin Azemi ka qenë mik i ngushtë dhe kolegë, gjatë kohës kur punonte si gazetarë i disa gazetave të Kosovës.