Modelistja, aktorja dhe influencuesja e modës, Emily Ratajkowski, po e lanson një linjë të veshjeve të frymëzuara nga stili i bashkëshortit të saj Sebastian Bear-Mcclard.
28-vjeçarja, të martën, e shfrytëzoi Instagramin për t’i postuar fotot e saj duke pozuar në dizajnet e reja, të cilat i shoqëroi me artikujt e saj nga linja e bikinive, Inamorata, shkruan KOHA Ditore.
“Gjithmonë i vidhja bluzat e Sebos, kështu që vendosa se duhet ta kemi tonën”, shkroi nën foto bukuroshja brune. “Me formë slim dhe simpatike, kombinoni kostumin tuaj të preferuar @inamoratawoman ose visheni të pakombinuar.”
Ylli i Gone Girl vuri në dukje se veshjet me madhësi të madhe i komplimentojnë në mënyrë të përkryer rrobat e plazhit.
“E përkryer me kopsa të mbyllura,” shtoi ajo. “Modelet tuaja të preferuara Inamorata. Për rrugë ose plazh. Përzieni dhe përshtatni. Dukuni seksi, jini elegant”.
Veshjet e reja tani janë në dispozicion online.