Nëse ka ndonjë modele nuk mund të ndalen së postuari foto “të nxehta”, atëherë kjo është Emily Ratajkowski (28). Megjithatë, këtë herë ajo shkoi një hap më tej dhe u kërkoi falje të gjithë ndjekësve në rrjetin social për atë që kanë mundur ta shihnin.
“U kërkoj falje paraprakisht për sasinë absurde të përmbajtjes që do të vijë nga ky vend qiellor”, – kishte shkruar ajo në Instagram ndërsa pozonte në Maldive.
Ajo e “nxori” në pah prapanicën e saj, ndërsa me një përshkrim të postimit paralajmëroi se do të vazhdojë t’u “dhurojë” fansave pamje të “nxehta” nga “parajsa” e Maldiveve.
Ndërsa sa i përket Emilyt lakuriqe, kjo nuk është hera e parë për të, shkruan KOHA Ditore. Ajo së fundmi i ka postuar disa foto në Instagram në të cilat pozon vetëm në xhaketë dhe minifund, pa bluzë dhe jelekë.
Ajo pa dyshim që dëshironte të mburrej me veshjet e reja, por në një mënyrë pak më ndryshe.