Ëndrra e kryerjes së një transplanti të zemrës dhe një jete të re, i është mohuar Jose Robles, sepse është një emigrant i paligjshëm në SHBA. Kështu, familja e tij është mobilizuar për të mbledhur paratë e nevojshme.
Në platformën ‘gofundme.com’ është hapur një llogari për të mbështetur amerikano-latinin dhe deri tani janë mbledhur 800 mijë dollarë. “Xhaxhait tim, Jose Robles, i është mohuar një trapianto i zemrës, sepse nuk kishte leje qëndrimi në SHBA dhe i kanë mbetur nga 4 javë deri në 1 vit jetë. Është babai i 3 fëmijëve të vegjël dhe familja e tij ka nevojë për mbështetje financiare. Gjithçka që do ta ndihmojë, do të ishte e çmuar. Faleminderit”.
Ky është mesazhi i postuar nga nipi, Gilbert Romero, ndërsa vajza adoleshente e burrit, ka shkruar në “Twitter”: “Babait tim iu mohua transplanti ngaqë nuk ka leje të rregullt qëndrimi në SHBA. “Twitter”-i të bëjë detyrën e tij dhe të më ndihmojë ta bëjë viral këtë kërkesë për ndihmë”.