Një gjykatë në Hungari e ka dënuar sot një emigrant sirian me 10 vjet burg, nën akuzat se kishte marrë pjesë në trazirat e vitit të kaluar në kufi me Serbinë. Ai kishte hedhur gurë në drejtim të policisë në përpjekje për t’i detyruar që ta hapnin kufirin. Sipas ligjit hungarez, një veprim i tillë cilësohet si akt terrorizmi. Ahmed Hamed, 40-vjeçar, shpërtheu në lot kur gjykatësi e dha vendimin preliminar për dënim me burg.