Beograd, 12 shkurt – Doganierët serbë në vendkalimin kufitar Batrovc më 9 shkurt i kanë zbuluar shtatë emigrantë të fshehur në një kamion frigorifer, në minus 22 gradë, kumtoi sot Drejtoria Doganore e Serbisë, përcjellë gazeta KOHA.
Emigrantët janë zbuluar falë skanerit doganor, i cili në transport ka detektuar silueta njeriu. Nëpunësit menjëherë e kanë hapur kamionin, i cili nga Kosova po transportonte mjedra të ngrira për tregun gjerman dhe në të i kanë gjetur shtatë afganë të rinj.
Nga Drejtoria Doganore theksojnë se në 45 ditët e para të vitit i kanë penguar mbi 150 emigrantë në mënyrë ilegale, të fshehur në rimorkio kamionësh për ta kaluar kufirin.(koha.mk)