Emery, trajneri rekordmen në Europa League

12

Arsenali fitoi lehtësisht 4-2 ndaj Vorskla Poltavës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa League-s. Një sukses që nuk është se të bën shumë krenar, kur sheh ekipin që ke përballë, por për trajnerin spanjoll të “Topçinjve”, Unai Emery, është krenari. Në moshën 46-vjeçare (relativisht të re) ai shënon një rekord absolut: bëhet trajneri i parë që arrin 32 fitore në këtë kompeticion. Emery e fitoi reputacionin e një trajneri fitimtar që kur drejtonte Sevillan. Andaluzët, me Emery në pankinë, hapën një cikël suksesesh të papërsëritshme në Europë, duke triumfuar në tre sezone radhazi në Europa League.

I pari trofe erdhi në sezonin 2013-2014, pasi Sevilla mundi Benfikën në finale. Klubi spanjoll e fitoi këtë trofe edhe vitin pasardhës, duke mposhtur skuadrën ukrainase Dnipro Dnipropetrovsk.

Emery dhe Sevilla kompletuan “tripletën” sezonin vijues, duke e mposhtur Liverpoolin. Pas një mungese trevjeçare, ndërsa ishte në krye të PSG-së, Emery u rikthye në Europa League me Arsenalin, që e nisi me një fitore bindëse ndaj Vorsklas, e 32-ta për Emeri si trajner në këtë kompeticion.

Comments are closed.