Unai Emery ka përsëritur kërkesën e tij për Mesut Ozil, që të kontribuojë më shumë për Arsenalin, pas një nisjeje të zbehtë të sezonit nga “play maker”-i. Trajneri spanjoll ka mohuar një përçarje me mesfushorin, i cili u largua nga detyra ndërkombëtare pas mbrojtjes së dobët të titullit të Kupës së Botës nga Gjermania, duke përmendur “racizëm dhe mosrespektim” mbi rrënjët e tij turke. Ozil e humbi fitoren 3-1 të Arsenalit në Premier League ndaj rivalëve të Londrës, West Ham, muajin e kaluar, për shkak të situatës shëndetësore, por u kthye në ekip për humbjen 3-2 të Cardiff City. Dhe, mes spekulimeve mbi gjendjen e marrëdhënies së Emery me Ozil, spanjolli përsëri ka bërë thirrje që 29-vjeçari të rritë nivelin e tij të performancës.
“Për mua është një moment i ri, për ne dhe për çdo lojtar, – tha Emery në një konferencë shtypi. – Arsyeja për të cilën po punojmë është përgatitja e secilës ndeshje me lojtarët tanë, për të patur mundësinë të arrijmë ndaj Newcastle në kushtet më të mira.
Kjo është e njëjtë edhe për Mesut, ai është duke punuar mirë, është në rregull, por dua ta shtyj më tepër për këtë ndeshje. Unë dua t’i jap mundësinë për të bërë më të mirën, për të bërë pasime vendimtare, për të qenë më afër portës kundërshtare, për të shënuar. Gjithashtu, mendoj se ai po punon për ekipin, për të na ndihmuar me cilësitë e tij. Por, Ozil mund të përmirësohet, mund të bëjë më shumë. Në këtë proces, ne do të punojmë, do ta ndihmojmë, do t’i japim atij mundësinë që të jemi së bashku, për t’i shpalosur cilësitë që ka”.