Arsenal vazhdon të ndjekë me interes Ever Banegan nga Sevilla. Argjentinasi shikohet si zëvendësuesi ideal i Aaron Ramsey, i cili pritet të largohet në qershor pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën. Ever Banega njihet mjaft mirë nga trajneri Unai Emery, pasi kanë punuar së bashku te gjatë kohës që tekniku drejtonte Sevillan. Edhe gjatë merkatos së verës, Emery tentoi të transferonte ne Londër fantazistin por pa mundur ta realizonte diçka të tillë.