Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ishte i kënaqur me performancën e Granit Xhaka në barazimin 1-1 me Liverpoolin. Mesfushori shqiptar bëri një ndërhyrje fantastike në zonën e penaltisë kundër Mohamed Salahut, duke dëshmuar se kundërshtarët nuk do ta kenë më të lehtë. Kjo ka bërë që të kënaqet strategu spanjoll, por edhe tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit The Emirates, të cilët e duartrokiten këtë veprim të futbollistit tonë.
Let’s not forget that Xhaka sprinted from half way line to a perfct timed tackle on Salah 🔥 https://t.co/QobqL5d4Ob
— 〽️aeströ (@MesutOzilClass) November 4, 2018
“Momenti më i mirë në futboll është kur fitoni, por gjithashtu i pëlqej edhe veprimet individuale mbrojtëse. Mendoj se ne kemi prodhuar balancë në kuadër të intensitetit të lojës kundër Liverpoolit. Lidhja me tifozët është shumë e rëndësishme. Ata po krijojnë atmosferë fantastike. Përkrahësit i dhanë lojtarëve një shtytje të rëndësishme dhe energji për të qenë së bashku. Jam shumë i lumtur me Xhakën sepse është lojtar shumë i mirë. Ai angazhohet tejet mase, por edhe dëshiron të përmirësohet, të cilën gjë mund ta bëjë në çdo ndeshje. Është e rëndësishme për bilancin tonë që kemi dy mesfushorë si Xhaka dhe Lucas Torreira. Ata janë taktikisht të mirë dhe angazhimi i tyre po na ndihmon në mbrojtje”, tha trajneri.
Ndryshe, Liverpool dhe Arsenal mbesin në pjesën e lartë të renditjes tabelore të Ligës Premier.