Edhe pse afroi Denis Suarezin në formë huazimi nga Barcelona në merkaton e dimrit, Emery është në kërkim të një fantazisti për sezonin tjetër si pasuesin e Aaron Ramsey-t. Trajneri spanjoll insiston të ribashkohet me Ever Banegan, të cilin e ka stërvitur shumë sezone te Sevilla dhe i njeh mire aftësitë e argjentinasit. Në verë buxheti për merkaton do të jetë i konsiderueshëm për spanjollin Emery, i cili do të kërkojë pikërisht afrimin e 31-vjeçarit te “Topçinjtë”, me këta të fundit që duhet të paguajnë klauzolën prej 20 milionë euro për lojtarin.