Ish nënpresidenti i Zimbabves, Emerson Mnahgagva sot duhet ta japë betimin e detyrës shef i shtetit, me çka do ta trashëgojë Robert Mugaben, i cili me vendin udhëhoqi 37 vjet. Mugabe (93) të martën zyrtarisht dha dorëheqje, pas intervenimit të armatës, me ç’rast është vendosur në paraburgim shtëpiak. Mnahgagva është ish bashkëpunëtor i afërt i Mugabes, por presidenti i deritanishëm në fillim të muajit e shkarkoi nga funksioni nënpresident nën akuzë për “jolojalitet”, pasi hyri në konflikt të hapur me bashkëshorten e tij Grejs Mugabe.
Armata intervenoi pas shkarkimit të Mnahgagvës (73), i cili gëzon mbështetje nga kreu i Armatës. Qytetarët e Zimbabves masovikisht e mbështetën intervenimin ushtarak, sepse Mugabe, ish hero i luftës për çlirimin, u bë gjithnjë e më pak i popullarizuar për shkak të kanosjes së të drejtave të njeriut dhe krizës ekonomike në vend. Analistët, ndërkaq vlerësojnë se Mnahgagva nuk do të jetë aspak më i ndryshëm, sepse ai është pjesë e strukturës qeveritare shumëvjeçare në vend.